Star Plus TV, ne Shkoder eshte nderuar me çmimin televizioni me i mire lokal ne Shqiperi. Mbremjen e se Dieles, InfoMedia Albania ka bere zyrtare edhe çmimet per mediat ne vend duke bere publike edhe emrat e ketij viti. Star Plus TV, falenderon Info Media Albania, qe e rendit Star Plus ne televizionet me te mira ne vend perkrah emrave te medhenj te botes se medias shqiptare. Ky çmim, i akorduar per kete vit eshte nje shtyse me teper per te stafin e Star Plus ne rritjen e performaces dhe besueshmerise tek publiku , si nje media e cila eshte gjithnje prane teleshikuesve. Faleminderit per besimin, Star Plus Tv, eshte televizioni juaj!

Njoftimi Zyrtar

Për të katërtin vit rradhazi InfoMedia Albania sjell IMA AWARDS, çmimet që vlerësojnë personazhet dhe programet televiziv gjatë një viti. Duke filluar nga 5 Nëntori 2016 deri në 5 Dhjetor 2016, publiku pati mundësinë të votojë online në portalin e IMA për të përcaktuar fituesit e çmimeve si për televizionet Shqiptare ashtu dhe për ato Kosovare. Këtë edicion kanë qënë 48 kategori të ndara në Çmimet për Televizionet Shqiptare dhe ato Kosovare. Në çmimet për televizionin shqiptar, edhe këtë edicion kryeson televizioni Top Channel, i cili përveç Arbana Osmanit si “Prezantuesja më e mirë”, ka arritur të mbizotërojë me personazhet si Eno Popi dhe Mira Kazhani (Duo Më e Mirë Televizive ), Beti Njuma (Spikeri më i Mirë i Lajmeve) dhe formatet Master Chef (Formati më i Mirë Cooking Show), Select (Formati më i Mirë Showbiz), The Voice (Formati Talent Show më i Mirë), Në Shtëpinë Tonë (Formati më i Mirë i Mëngjesit) etj.

Pas tij vjen TV Klan i cili është vlerësuar si Televizioni më i mirë Gjeneralist. Në rradhët e personazheve fitues të këtij televizioni, Ardit Gjebrea është shpallur si Prezantuesi më i Mirë, ndërsa përsa i takon emisioneve Opinion (Formati më i Mirë i Debatit dhe Politikës), për të dytin vit rradhazi Takimi i Pasdites (Formati më i Mirë i Pasdites), dhe emisionin investigativ Stop nën drejtimin e Saimir Kodrës dhe Gentian Zenelaj, si edhe Diamante dhe Dashuri si seriali më i mirë Turk. Vizion Plus gjithashtu është vlerësuar me Tu Si Que Vales (Formati më i mirë Risi), Oktapod (Formati më i Mirë i Talk Show), My Living (Formati më i Mirë Art/Kulturë), si edhe emisioni nën drejtimin e Agron Llakaj, AlPazar (Formati më i Mirë i Humorit)

Televizioni Lokal më i Mirë është fituar nga Star Plus i qytetit të Shkodrës.

Televizioni News 24 është shpallur për herë të parë në IMA Awards, si Televizioni Informativ më i Mirë. IN TV,është vlerësuar me çmimin Televizioni më i Mirë Muzikor/Entertainment dhe për Personazhin zbulim moderatorin Kelvi Kadillin. Zefina Hasani, është vlerësuar si Autori më i Mirë i Programit. Kategoria më e re, Seriali më i mirë Shqiptar, është fituar nga O Sa Mirë.

Një kategori risi në IMA Awards 2016 ishte edhe ajo e Gazetarit të Vitit, ku fitues është shpallur Marin Mema. Çmimin special të Personazhit Social të Vitit, këtë vit stafi i IMA ka vendosur t’ia akordojë Arbër Hajdarit, drejtuesit të kauzës Fundjavë Ndryshe për nismat e tij humanitare në ndihmë të familjeve në nevojë dhe si një personazh i cili duhet marrë shembull nga rinia shqiptare.

‎IMA Awards 2016 | Çmimet e Televizionit – Shqiptar

Artikulli paraprakCRISTIANO RONALDO FITON ‘TOPIN E ARTË’
Artikulli tjetërZBULON TRADHËTINË E BURRIT, AI E DJEG PËR SË GJALLI NË KUZHINË