“Dramatike nëse Vllaznia humb gjyqin me Gea Sport dhe detyrohet t’i paguaj 300 mijë euro”.

Kështu shprehet trajneri i Vllaznisë Armando Cungu i cili thotë se këto përballje ligjore ndikojnë drejtpërdrejtë edhe në anën sportive tek lojtarët dhe në të ardhmen e këtij klubi duke thënë se do të ishte shkatërrim për Vllazninë humbja e këtij gjyqi. Trajneri Cungu nuk arrin ta kuptojë se si mundet që një kompani si “Gea Sport” vjen dhe ikën dhe tashmë kërkon edhe 300 mijë euro dhe askush në Shkodër nuk mban përgjegjësi në një kohë që sipas Cungut do të duhej të ishin përpara drejtësisë për situatën e krijuar në klub nga ky keqmenaxhim. Tekniku Cungu menaxhon anën sportive në skuadër por këto beteja ligjore dhe probleme të dalura herë pas here mund të jenë plangprishëse për të ardhmen e Vllaznisë.

Artikulli paraprakPLAZHET E PASTRA, JA KU DUHET TË PUSHONI KËTË VERË
Artikulli tjetërOSMAN NURI TOPBASH, NË QYTETIN E SHKODRËS