Sezoni veror ka filluar zyrtarisht në vendin tonë. Janë të shumtë ata që po mendojnë se ku do të shkojnë për pushime këtë verë.

Nëse zgjidhni Shqipërinë, është mirë të merrni informacion se ku të shkoni, në mënyrë që, mos të ktheheni në shtëpi me ndonjë infeksion të mundshëm për shkak të ndotjes që ka uji i detit. Shëngjini, Velipoja, Borshi, Ksamili dhe Himara janë 5 plazhet që mund të zgjidhen pa frikë për të kaluar pushimet, pasi rezultojnë 100 për qind të pastër. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, raporton se nga cilësia e plazheve është përmirësuar ndjeshëm në 12 plazhet të monitoruara. Vija bregdetare shqiptare këtë vit ofron më shumë siguri se një vit më parë, megjithatë ka ende plazhe me probleme, sa i takon ndotjes. Raporti i monitorimit të cilësisë së ujërave, ka nxjerrë në pah se faktor kryesor i ndotjes së ujërave bregdetare mbeten shkarkimet e ujërave urbane të patrajtuara dhe që derdhen në det. Plazhi i Velipojës është Plazhi me siperfaqen më të madhe në shqipëri me një gjatësi rreth 4.5 km gjatësi dhe me një gjërsi që varion nga 30m deri në 400 m është një nga Plazhet më të preferuarit jo vetëm për pushuesit Kosovarë shkodranë, por edhe për ata të qyteteve të tjera të Shqipërisë apo dhe nga vendet fqinje. Ky plazh shtrihet në jugperëndim të qytetit të Shkodrës, rreth 30 kilometra larg tij.

Artikulli paraprakINVALIDËT E PUNËS DHE “PAK” NUK DO TË SOROLLATËN PËR TË MARRË PENSIONIN
Artikulli tjetërCUNGU: DRAMATIKE NËSE VLLAZNIA HUMB GJYQIN ME “GEA SPORT”