Vllaznia do të ketë një ndeshje të vështirë me Korabin. Për trajnerin e Vllaznisë Armando Cungu nuk është aspak një ndeshje e lehtë ndërsa shprehet se objektiv është vetëm fitorja.

Tekniku Cungu shprehet se prania e tifozëve në mbështetje të Vllaznisë është e rëndësishme. Tekniku Cungu shprehet se ka nisur të mendojë për merkaton e janarit edhe pse pranon se është e vështirë për të gjetur lojtarë cilësor në janar. Vllaznia do të luaj ndaj Korabit ditën e mërkure në ora 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi” teksa do të kërkojë një tjetër fitore pas asaj në Vlorë me Flamurtarin. Për kuqeblutë në këtë ndeshje mungojnë vetëm Hebaj dhe Gurishta të dëmtuar ndërsa pjesa tjetër janë të gatshëm për stafin teknik.

Artikulli paraprakKREU I LANÇ I PËRGJIGJET HISTORIANIT XHAFA PËR LUFTËN
Artikulli tjetërNDALOHEN 3 PERSONA ME MAKINE TË BLINDUAR,NE MJET ARMË E PARA