Trajneri i Vllaznisë Armando Cungu në prag të ndeshjes së kthimit në Kupë me Skenderbeun ka ritheksuar faktin se skuadra e tij nuk ka luksin që të luaj në dy fronte.

Gjthsesi sipas teknikut Cungu kjo nuk do të thotë se Vllaznia është dorëzuar përpara se të luhet ndeshja edhe pse Kupa e Shqipërisë nuk bën pjesë në planet e klubit kuqeblu këtë sezon duke qenë se objektivi kryesor është thjeshtë mbijetesa. Në ndeshjen e parë Vllaznia barazoi 0-0 me Skendërbeun në Shkodër. Nisur nga rezultati shkodranët mund edhe të provojnë për t’u kualifikuar ndonëse luajën përballë ekipit më të mirë. Nuk është e pamundur sepse këtë Vllaznia e vërtetoi në ndeshjen e kampionatit pak ditë pas barazimit në Kupë teksa fitoi 1-0 përballë Skenderbeut.

Artikulli paraprakKRESHNIK KREPI TRAJNERI I RI I ADËS SË VELIPOJËS
Artikulli tjetërKRISTIAN NIKA: NUK JAM PJESË E DHUNËS, DËNONI FAJTORËT E VËRTETË