Nje nga te arrestuarit e ngjarjes ne ndeshjen Vllaznia-Skenderbeu ku një polic është goditur me stol ndërsa ishte duke bërë detyrën kur luhej ndeshja në stadiumin “Reshit Rusi” në Shkodër, pretendon se është dënuar padrejtësisht.

Kristian Nika banues ne Pacram tregon per “Star Plus” se masa e vendosur ndaj tij “arrest shtepie” te paktën 3 muaj eshte e padrejte.Ai nenvizon se ne asnje moment nuk ka qene pjese e atij sherri ndersa policia ka ushtruar dhune te forte ndaj tij. Prindërit e Kristianit i bejne thirrje prokurorise dhe gjykates te vendosin drejtesi. Nderkaq avokati mbrojtes e quan ekstrem masën “arrest shtepie” ndersa gjithe kete lemsh ia faturon policise shkoder. Ne ate dite një efektiv i forcave të rendit u godit me sende të forta teksa po mundohej të shuante një konflikt mes tifozëve. Policia e Shkodrës arrestoi tre persona si të dyshuar për aktin në fjalë, Arledi Gjonaj 21 vjeç, Albert Biba 25 vjeç, dhe Kristjan Nika 23 vjeç.Ky i fundit se bashku me avokatin mbrojtës shprehen se policia nuk ka vepruar drejte ndersa Kristiani i ben thirrje institucioneve vendimarrese te denojne fajtoret e vertete qe jane te lire.

Artikulli paraprakCUNGU: KUPA NUK ËSHTË OBJEKTIV POR S’JEMI TË DORËZUAR
Artikulli tjetërSHOQATA ANTIKOMUNISTE MBLEDHJE ME TË PËRNDJEKURIT NË SHKODER