“Qëndrimi tek Vllaznia si trajner nuk varet nga unë”.

Kështu u shpreh pas ndeshjes me Tiranën, trajneri i Vllaznisë Armando Cungu teksa bëri të qartë se objektivi i vënë në buxhet për kupat e europës sezonin e ardhshëm nuk është aspak serioz dhe profesionist ndërsa kërkon një ekip që të mos diskutojë mbijetesën kampionatin e ardhshëm. Tashmë tekniku Cungu synon që të mbajë vendin e 6-të në renditje teksa ka mbetur vetëm java e fundit për t’u luajtur ndaj Bylisit. Për humbjen me Tiranën, Cungu shprehet se është një humbje që nuk e shijon edhe pse mbijetesa u sigurua duke qenë se Bylis barazoi me Flamurtarin. Vllaznia humbi 1-0 ndaj Tiranës në kryeqytet por arriti të sigurojë mbijetesën në Superligë duke qenë e qetë në ndeshjen e fundit ndaj Bylisit.

Artikulli paraprak139 KANDIDATËT MARRIN SAKRAMENTIN E KREZMIMIT NË KATEDRALE
Artikulli tjetërFESTA E DIBRANËVE, KORABI DEL NË SUPERLIGË, FITON 1-0 ME ADËN