Festa është e dibranëve. Korabi është në Superligë. Skuadra e Peshkopisë fitoi 1-0 ndeshjen e luajtur në transfertë ndaj Adës duke iu gëzuar kështu këtij suksesi historik për ta.

Edhe pse luanin ndaj ekipit të vendit të fundit, Ada rivalizoi deri në sekondën e fundit duke mbajtur jo pak në ankth Korabin. Goli i fitores është shënuar nga Bishaj në minutën e 59’ duke vulosur fitoren dhe daljen në Superligë. Trajneri Mehmeti e quan thuajse të paimagjinueshëm këtë sukses. Me qindra tifozë të Korabit të ardhur në Shkodër kanë festuar për orë të tëra këtë sukses të skuadrës së tyre, daljen në Superligë.

Artikulli paraprakCUNGU: QËNDRIMI NGA VLLAZNIA NUK VARET NGA UNË
Artikulli tjetërMEDIAT GJERMANE: KOMBËTARJA ËSHTË KRENARIA E SHQIPTARËVE