Në prag të ndeshjes që Vllaznia luan në transfertë me Laçin, trajneri i kuqebluve Armando Cungu shpreson se ekipi i tij do të marrë një rezultat pozitiv edhe pse ndeshja luhet jashtë fushës.

Tekniku Cungu sërish kërkon që Vllaznia të mos cilësohet si ekip pretendent për Kupat e Europës por të punohet për të qenë sa më larg fundit të renditjes dhe rrezikut për të rënë nga Superliga. Laçi ndodhet në vendin e parafundit me 11 pikë ndaj fitorja me Vllazninë është një detyrë shtëpie për të shpresuar për të mos rënë nga Kategoria Superiore. Nga ana tjetër kuqeblutë janë në një pozicion më komod teksa janë të pestët me 19 pikë duke notuar në ujëra më të qeta.

Artikulli paraprakDRUTË E ZJARRI, NGA JANARI PËRGJEGJËSI E BASHKIVE
Artikulli tjetërOPERACIONI I POLICISE “BLICI RRUGOR”,1200 EFEKTIVE NE 12 QARQE TE VENDIT