Duke filluar nga 1 janari i 2017, shitja e druve të zjarrit do t’u kalojë ekskluzivitet Bashkive të vendit.

Ministri i Mjedisit Lefter Koka u është drejtuar me një letër 61 kryebashkiakëve, ku i porosit që furnizimin me dru ta kenë prioritet. Po kështu Ministri nxit drejtuesit vendor të shohin si aset të vyer ekonomik pyjet të cilat i kanë në menaxhim që prej muajit maj të këtij viti. Ne shkresen drejtuar 61 Bashkive te vendit, citohet : Duke marre ne konsiderate kete moment tejet te rëndësishëm për mbarë vendin, dëshiroj te sjell ne vemendjen tuaj rendësiné e ekonomisë pyjore te Bashkisë suaj dhe furnizimit me dru zjarri për ngrohje te popullates. Ne këtë kuader sjell né vëmendjen tuaj, se legjislacioni parashikon nje sere veprimesh qé duhet te ndërmerren nga ju, per te siguruar per qytetaret qe qeverisni nje cilesi jetese me te mire. Qeveria Shqiptare per t’ju dhene kohën e nevojshme për te qene gati për këtë sezon dimëror, permes VKM Nr. 438 Date 08.06.2016 lejoi funksionimin e operatoreve privatë per prodhimin dhe shitjen e Iéndes drusore, deri ne date 31 Dhjetor 2016 paralelisht me strukturat e ngritura nga Bashkia.

Artikulli paraprak“HAXHI SHEH SHAMIA” NË TRIBUNË FETARE
Artikulli tjetërCUNGU: VLLAZNIA NË LAÇ PËR REZULTAT POZITIV