Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari pasi hetuan dhe shqyrtuan dokumentacionin vlerësuan që Prela e kalon vettingun.

Kryesuesi Roland Ilia u shpreh se vendimi për drejtuesen e Krimeve të Rënda u shty nga data 29 janar kur ishte parashikuar për ditën e sotme për të verifikuar denoncimet në media, referuar akuzave nga Partia Demokratike.

Sipas trupës gjykuese, në përfundim të verifikimeve nuk kishte asnjë indicie për të rihapur hetimet duke e konfirmuar kështu në detyrë.

Artikulli paraprakLEZHË, 55-VJEÇARI BIE NË KONTAKT ME ENERGJINË ELEKTRIKE
Artikulli tjetërSHKODËR, SHANTAZHONIN NJË GRUA, ARRESTOHEN 2 PËRSONA