Në njësinë administrative të Dajcit banorëve u duhet që të përballen pothuajse cdo ditë me luhatjet e tensionit apo edhe me takim dhe stakimi të energjisë elektrike sa herë që fryn erë apo bie shi.Një situatë e tillë ka vite që përsëritet e askush nga OSHEE nuk ka marrë masa për të kryer një investim të mirëfilltë në ktë zonë, e cila për disa vite u përball me përmbytjet , tashmë po përballet edhe me problemin e energjisë.

Shtyllat bashkë me telat elektrik te kësaj njësie janë të amortizuar. Kreu i njësisë administrative Gjovalin Darragjati thotë se në rrjetin elektrik nuk është ndërhyrë asnjëherë që nga koha që është bërë elektrifikimi i rrjetit të energjisë.

Ndërkohë kjo situatë ka shkaktuar probleme edhe me bizneset, të cilat janë të detyruar të përdorin gjeneratorë për të siguruar energjinë elektrike si dhe për të vijuar me mbarëvajtjen e punës së tyre.Diçka e tillë po çon edhe në djegien e pajisjeve elektrike në shtëpitë e banorëve.

Edhe pse kjo problematikë është ngritur disa herë deri me tani nuk ka marrë asnjë zgjidhje.

Artikulli paraprakFSHATI GRILË NËN PUSHTETIN E BALTËS DHE MBETJEVE
Artikulli tjetërPROJEKTLIGJ PËR DHUNËN NË FAMILJE, DËNIM DERI NË 5 VITE BURG