Fshati Grilë në Malësinë e Madhe prej më shumë se 30 vitesh shfaq problematika të shumta si shkak I mungesës së investimeve. Amortizimi I rrugës si dhe mosvendosja e koshave në rrugët e këtij fshati bën të pamundur lëvizjen e banorëve.

Gropat e mbushura me ujë në shumë raste pengojnë edhe fëmijët të ndjekin procesin mësimor, pasi edhe pse prej kohësh nuk ka patur reshje shiu, në rrugët e këtij fshati mbizotëron uji dhe balta. Edhe pse ka patur thirrje të here pa herëshme për shtim të vëmendjes së institucioneve, e gjithë zonan uk ka njohur asnjë investim të ri prej kohësh.

Nga ana tjetër, mungesa e inevstimeve ka bërë që banorët të hedhin mbeturinat në mes të rrugës, në mungesë të kontenierëve përkatës. Përveç mbetjeve inerte të hedhura në këtë zonë, problematikë tjetër mbetet edhe dekompozimi i trupave të kafshëve të ngordhura të cilët janë të hedhur në një zonë mjaft të banuar.

Dhjetëra banorë të shtëpive përreth çdo ditë përballen me rrezikun e përhapjes së sëmundjeve apo infeksioneve të ndryshme. Zgjidhje për situatën duket se është gjetur vetëm djegia e tyre ku jashtë cameras, një banor tregon se vazhdimisht, për të hapur rrugën u duhet të asgjësojnë sasinë e madhe të mbetjeve.

Prej kohësh në bashkinë Malësi e Madhe, është kërkuar një përgjigje se pse banorët e fshatit Grilë nuk marrin shërbimin e duhur edhe pse janë të detyruar të paguajnë taskën e pastrimit çdo vit, por akoma nuk është dhënë një përgjigje konkrete.

Artikulli paraprakDHUNA NË FAMILJE, QYTETARËT: TË DËNOHEN FAJTORËT
Artikulli tjetërDAJÇ, LUHATJET E TENSIONIT RREZIKOJNË BANORËT