Bashkia e Shkodrës ka organizuar në njësinë administrative të dajcit aktivitetin “Promovimi i vlerave dhe resurseve të trashëgimisë kulturore, natyrore dhe produkteve të territorit. Në këtë aktivitet që u organizua në qëndër të Dajcit u prezantua edhe panairi me produktet vendase pasuritë kulturore dhe gatimet tradicionale të zonës.

Në fjalën e tij Nënkryetari i Bashkisë Shkodër Arben Gjuraj njëherësh edhe si banor i kësaj zone e vuri theksin tek potencialet që ofron bashkia e Shkodrës por në vecanti zona e nënshkodrës, sipas të cilit këto potenciale duhet të shfrytëzohen jashtëzakonisht shumë
Aktiviteti u përshëndet edhe nga kreu i njësisë administrative të Dajcit Gjovalin Darragjati

Ky aktivitet realizohet në kuadër të promovimit të trashëgimisë kulturore e natyrore, të produkteve bujqësore e blegtorale dhe të realiteteve të reja agroturistike të krijuara në zonë, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin social – ekonomik të të gjithë territorit të Njësisë Administrative Dajç.

Artikulli paraprakDOM GJERGJ META: SHPOPULLIMI EMERGJENCE KOMBËTARE
Artikulli tjetërSHKODËR-VELIPOJË, RRUGA E PAPËRFUNDUAR NGA SHPRONËSIMET