Një vjedhje e çuditshme ka ndodhur ditën për diell në një shtëpi dykatëshe në njësinë Dajç të bashkisë Shkodër. Dëmi i shkaktuar shkon rreth 50 mijë euro. Në këtë banesë nuk jeton askush sepse e gjitha familja ndodhet në Itali prej më shumë se 10 vitesh.

Autorët janë maskuar si punonjës dhe janë futur brenda oborrit ndërsa për gati një javë kanë shkuar çdo ditë duke vjedhur çdo gjë që ishte brenda, një dëm që kap shifrën e 50 mijë eurove. Këto janë fotot e brenda banesës përpara se të kryhej kjo vjedhje ndërsa tashmë nuk ka mbetur asgjë brenda.

Një kushëri i familjes të cilës iu vodh shtëpia duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm ekonomik shprehet se sipas dëshmitarëve, autorët janë futur me kamion brenda oborrit.

Vjedhjet në zonën e Dajçit janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit kryesisht në banesa të cilat janë të boshatisura sepse jetojnë jashtë Shqipërisë.

Policia pas njoftimit nga të afërmit ka shkuar në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për këtë vjedhje spektakolare për një javë rresht dhe madje me kamion dhe të pamaskuar por deri më tani nuk ka arritur në gjurmët e autorëve të dyshuar.

Artikulli paraprakSHKODËR, BANORËT KËRKOJNË RIPARIMIN E URËS SË KIRIT
Artikulli tjetërLEZHË, HIDHET NGA KATI I DYTË I BANESËS, 52-VJEÇARJA I JEP FUND JETËS. VUANTE NGA DEPRESIONI