Ekrem Rexhepi, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari dhe Shkëlqim Kameri…këto janë 5 djemtë të cilët akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me 11-vjeçaren në Prishtinë të Kosovës.

 

Fotot e tyre kanë nisur të postohen nga shumë persona në rrjetet sociale duke u cilësuar nga opinion publik si “monstra”, teksa sot në 2 kryeqytetet shqiptare, Prishtinë e Tiranë do të zhvillohen protesta që të kërkohet drejtësi në mënyrë që dhunuesit ta marrin ndëshkimin e merituar. Në Prishtinë protesta do të mbahet në Sheshin “Zahir Pajaziti”, e ndërsa në Tiranë në orën 18.30 në në sheshin ‘Nënë Tereza’.

 

SI ndodhi ngjarja?
Ngjarja 
raportohet  të ketë ndodhur më 27 gusht nga ora 17:30 deri në orën 00:30. Dhunimi i vajzës së mitur ka nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një vend tjetër të panjohur.  Sipas dyshimeve të para, fillimisht tre të miturit, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari, keqtrajtuan seksualisht vajzën e mitur, ndërsa më pas ka shkuar edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi, të cilin e ka thirrur vëllai i tij Gent Rexhepi. Në një zonë, 26-vjeçari ndaloi makinën në një tjetër vend dhe kreu marrëdhënie seksuale me të miturën. Në dëshminë që ka dhënë vetë ajo në polici, ka treguar se ishte në park kur iu afruan 3 persona duke e ngacmuar me fjalë. Ndonëse pretendon se nuk i ka kthyer përgjigje dhe ka vijuar rrugën e saj, njëri i është afruar dhe e ka prekur.

E mitura është dërguar në një qendër strehimore, ndërsa raportohet se deri më tani  dy persona, shtetas kosovarë janë arrestuar si autorë të dyshuar. Mësohet se Ekrem Rexhepi ka qenë i akuzuar për veprat penale “Vjedhja e rëndë”, “Vjedhja e pyllit” dhe “Dhuna në familje”.

 

 

Artikulli paraprakADN-JA E ZBULUAR NGA MBETJET NJERËZORE NË ANGLI HEDH DRITË TË RE MBI HISTORINË HEBRAIKE
Artikulli tjetërU SHKARKUA SOT NGA QEVERIA PAS MË PAK SE 11 MUAJVE NË DETYRË, KUSH ISHTE GLEDIS NANO, NGA OPERACIONET E BUJSHME, TE DIPLOMIMI NË FBI