Dhjetëra kanale kulluese në njësinë administrative Dajç kanë dalë jashtë funksionit.Të paktën ka 30 vite që nuk është vënë në dorë qoftë nga Ministria e Bujqësisë

por edhe Bordi Rajonal i Kullimit dhe kjo ka bërë që mungesa e pastrimit ndër vite të ndikojë në përmbytjen e tokave bujqësore.

Një fakt të tillë e ka bërë të ditue administratori i Njësisë së Dajcit Gjovalin Darragjati.

Administratori Darragjati kërkon që Ministria e Bujqësisë të kthejë sytë nga zona e Dajcit e cila ka qënë një hambar për Shkodrën.

E njëjtë është situata në shumë zona të fshatit Darragjat. Kanalet e kullimit të ujërave janë bllokuar në shumë segmente, ndërsa kanalet vaditëse janë aktualisht jashtë funksionit.

Muajt e fundit, bashkia Shkodër ka zhvilluar disa aksione pastrimi në njësinë administrative Ana e Malit dhe aktualisht po pastrohen kanale kullimi në njësinë administrative Velipojë.

Vëmendje i është kushtuar edhe kanaleve kulluese në fshatrat e zonës së Dajçit me aq sa kapacitet ka.

 

Artikulli paraprakFSHATI “BARDHANJOR” ME RRUGË TË RE
Artikulli tjetërBASHA: DO ÇLIROJMË QEVERISJEN NGA KRIMI