Shkarkimet e hidrocentraleve të cilat këto ditë kanë qenë mjaft problematike mesa duket në fshatin Darragjat nuk kanë krijuar rrezik përmbytjesh, kjo falë ndërhyrjeve për rregullimin e argjinaturës dhe rënies së nivelit të ujit .

Kështu u shpreh administratori I njësisë administrative së Dajcit, Gjovalin Darragjat . Ndërkohë Darragjati u shpreh se punimet për argjinaturën të financuara nga bordi i kullimit kanë filluar që prej tre javësh dhe tashmë ka mbetur vetëm një pjesë e vogël për ti vënë brezin mbrojtës. Ndër të tjera administratori ju bën thirrje autoriteteve marrin masa në raste emergjente.  Kjo pikë është më e rëndësishmja në zonën e nënshkodrës për të parandaluar rrezikun e përmbytjeve , pasi këtu përqendrohet përplasja e ujrave të Bunës me brigjet e Dajcit .

Shpërthimi I saj do të pasonte përmbytjen e rreth 2000 familjeve të njësisë administrative Dajc.

Artikulli paraprakKONFERENCA E 5-të IPESHKVNORE EVROPIANE
Artikulli tjetërSHIU PËRMBYT RRUGËT E QYTETIT