Mjaftojnë vetëm pak reshje shiu dhe rrugët e qytetit të shkodrës të mbulohen nga uji.Kjo vjen si pasojë e mungesës së infrastrukturës dhe kanalizimeve në rrugë.Sic shihet dhe përmes pamjeve situata në pjesën lindore kryesisht në rrugën Vllaznimi shfaqet mjaft problematike.

Më të vështirë e kanë fëmijët të cilët lëvizin në këmbë për të shkuar në shkollë e ju duhet të përballen më pellgjet plot ujë. Ndërkohë një situatë e tillë shfaqet edhe në rrugën At Zef Valentini ku amortizimi I rrugës ka bërë qe gropat e hapura të mbushen me ujë duke vështirësuar tëj mase kalimin në të. Në gjendje të rënduar ndodhet edhe rruga Vllezërit Frashëri e cila është jetike për banorët. Por gjëndja e saj lë shumë për të dëshiruar.Ndonësë janë rrugë brenda qytetit gjendja e tyre të bën të mëndosh sikur janë pjesë e ndonjë zone të thellë.

Perkeqësëimi i tyre sidomos në stinën e dimrit është një situatë e përseritur vit pas viti e pavarsisht apeleve të shumta të qytetarëvë nuk po gjen zgjidhje.

Artikulli paraprakDARRAGJATI NUK RREZIKOHET NGA PËRMBYTJET
Artikulli tjetërLARGIM NGA PUNA PËR ATO QË S’PAGUAJNË UJIN