Bashkia Shkodër në një mbrëmje u kthye në “shtëpinë” që mirëpriti “Dasmën Shkodrane”. “Ardhshi t’bardhë n’ahengun tonë” është imiti i Dasmës Shkodrane i realizuar nga organizata “Nucleus Albania”. Organizatorja Valbona Paluka thotë se traditat dhe ritet shkodrane duhet që të rivitalizohen.

Drejtorja e kulturës në bashkinë Shkodër Amila Gjyrezi thotë se në kulturën tonë kombëtare askund nuk shpaloset më bukur dashuria për jetën dhe trashëgiminë sa tek Dasma Shkodrane.

Artenca Tufi e cila edhe pse 80 vjeçe qëndis ende me dorë rrëfen se e ka të trashëguar nga nëna dhe të afërmit e saj. Artizania Tufi ndjen keqardhja që traditat, zakonet dhe ritet e Dasmës Shkodrane të rinjtë nuk po i trashëgojnë sa duhet.

Edhe pse një imitim i Dasmës Shkodrane ajo erdhi e plotë me këngën e vallet më të bukura të burrave, grave dhe dasmorëve por edhe me ritet e zakonet në veshje e dhurata bashkë me ëmbëlsirat.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, RIKONSTRUKTOHEN KATËR RRUGË
Artikulli tjetërVIHET NË PRANGA NJË SHTETAS, DHE SHPALLET NË KËRKIM NJË TJETËR