Për shkak të shqetësimit të ngritur prej kohësh nga qytetarët për amortizimin e Urës së Bunës bashkia e Shkodrës nisi punimet për rikonstruksionin e saj. Punimet u ndërprenë menjëherë nga drejtoria rajonale e trashëgimisë Kulturore pasi sipas kësaj të fundit ky monument kulture nuk është në juridiksionin e bashkisë por ministrisë së kulturës. Një ditë më pas situata në Urën e Bunës vijon të mbetet e njëjtë dhe askush nuk po punon për momentin. Qytetarët të shqetësuar theksojnë se nuk ka rëndësi se kush do të marrë përsipër punimet por kërkojnë të nis rikonstruksioni i urës.

Nuk kanë qënë të pakta rastet që për shkak të amortizimit të Urës së Bunës qytetarët janë rrëzuar duke pësuar dëmtime të ndryshme. Kjo situatë ndonëse vijon prej kohësh institucionet përgjegjëse nuk kanë bërë diçka për zgjidhjen e këtij problemi.

 

Artikulli paraprakSTARTON FESTIVALI FOLKLORIK TIPOLOGJIK KOMBËTAR
Artikulli tjetërRINOVIMI I MARRËVESHJES SË TRANSPORTIT TË GRURIT NË DETIN E ZI, RAMA: SHQIPËRIA E MIRËPRET!