Pas rreth 3 dekadash Florida është mbuluar nga dëbora. Vala e të ftohtit arriti të mërkurën në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara. Shërbimi Kombëtar i Motit të SHBA ka paralajmëruar për një stuhi të rëndë dimërore që do të sillte edhe reshje të dendura dëbore që do të arrijnë deri në 15 centimetër.

Këtë të mërkurë Florida u zgjua me një shtresë dëbore, e cila nuk kishte rënë që prej vitit 1989. Banorët e Floridës, më shumë të mësuar me uragane sesa me borë, nxituan të postonin në rrjetet sociale fotot e tyre të dëborës.

Artikulli paraprakRAMA JEP LAJMIN E MIRË PËR EKONOMINË NË ZONËN E MIRDITËS
Artikulli tjetërDËBORA BLLOKON DISA FSHATRA NË DIBËR, PROBLEME EDHE NË KORÇË