Edhe aktori e regjisori i famshëm Mevlan Shanaj ka reaguar në lidhje me vdekjen e aktorit të njohur Rikard Ljarja.

Ai është shprehur se e gjithë Shqipëria po përjeton dhimbje në këto momente dhe ata i kanë lotët tek sytë e tij të qeshur.

“Ej sot iku Rikard Ljarja! Ej shqiptarë dhimbja ka një emër sot nesër do quhet Rikard, emocioni ka emrin e tij, buzëqeshja është për të, liria ka dashurinë në zemrën e tij, ne shoket lotët i kemi te sytë e tij të qeshur, zemra e tij është në ju që e deshët po kthehet në Shkodrën e jetës së tij.

Mik na helmove na shkretove fisnikerinë.Faleminderit dashuris tënde, ne tashmë dimë vdesim të ndershëm dhuratën e ruajtur zemrës tënde sot e hodhe në dritën e arit për të pushtuar gjithesinë? Dritë pastë emri vepra e shpirtit tënd të bukur, me duar të dridhura ju them; Rikardi mbeti Rikard ashtu si e doni.

Si e do Shqipëria, Ded! Ku Je! Kjo pyetje vjen në cdo familje për nje minute heshtje. Le të kumbojnë këmbanat e zemrave për të. Lamtumirë miku im! Që mbete mik i shtrenjte!”, ka shkruar Mevlan Shanaj.

Artikulli paraprak“KY LARGIM I RIKARDIT TË MADH NA KA PIKËLLUAR”, META: JAM PA FJALË
Artikulli tjetër“FOTOGRAFIA E TIJ MBI SHTYLLË NA KA MBETUR NË MENDJE”, BALLA: SHQIPËRIA HUMBI KOLOSIN E ARTIT KINEMATOGRAFIK