Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të yllit të kinematografisë, aktorit dhe regjisorit të madh, Rikard Ljarja.

Balla shkruan në “Facebook” se Shqipëria ka humbur një ndër kolosët e artit kinematografik, regjisorin dhe aktorin e madh, ndërsa shton se shqiptarët janë rritur me filmat e tij

Mesazhi i Ballës:

RIKARD LJARJA
1943 -2020

Shqipëria humbi mbrëmë një ndër kolosët e artit kinematografik, regjisorin dhe aktorin e madh Rikard Ljarja. Nuk mund të përmblidhet me fjalë vlerësimi dhe respekti për këtë njeri të madh të kinemasë dhe filmit shqiptar. Ne jemi rritur me filmat shqiptarë dhe Rikard Ljarja ishte një figurë e dashur e shumë pozitive, aq sa dhe regjisorët nuk mbaj mend t’i kenë dhënë ndonjë rol negativ.

Nuk është vetëm Deda, i cili mbetet një rol i spikatur e që fotografia e tij mbi shtyllë na ka mbetur në mendje, por edhe shumë e shumë role të tjera, që nuk do t’i harrojmë dot kurrë. Edhe një herë që mbaj mend kishte një rol negativ, mos gaboj, atë të xhandarit tek “Yjet e Netëve të Gjata”, përsëri edhe në atë rol Ljarja do t’i jepte pozitivitet.

Ngushëllime familjes Ljarja.

Artikulli paraprak“DED KU JE? KJO PYETJE VJEN NË ÇDO FAMILJE NË NJË MINUTË HESHTJE”
Artikulli tjetërRESHJE SHIU NË TË GJITHË VENDIN, JA PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT