Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama pas deklaratave të Arben Ahmetajt. Kërkesa është depozituar në Kuvend nga sekretari i Grupit të PD, Arbi Agalliu.

“Partia Demokratike kërkon interpelancë urgjente me Edi Ramën për akuzat e Arben Ahmetaj. Arbi Agalliu, sekretari i grupit të PD, depoziton kërkesën në Kuvend për interpelancë urgjente. Ahmetaj deklaroi se pronarët e vërtetë të inceneratorëve janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj”, njofton PD.

Ahmetaj ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po tenton ta bëjë kokë turku për të fshehur të vërteta e inceneratorëve.

Artikulli paraprakMBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS, ÇUÇI: TË ENJTEN VOTOJMË MARRËVESHJEN ME ITALINË PËR EMIGRANTËT! PRANOJMË PROPOZIMET E OPOZITËS PËR AMNISTINË PENALE
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHET 38-VJEÇARI, NGACMONTE SEKSUALISHT NJË 19-VJEÇARE