Deklaratat e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jahstme, Ditmir Bushati, se është i gatshëm për bashkëpunim me Kryetaren e Bashkisë, Voltama Ademi, në të mirë të Shkodrës, kanë sjell edhe reagimin e kësaj të fundit.

Sipas Ademit, dyertë e Bashkisë Shkodër janë të hapur për çfarëdo bashkëpunimi, jo vetëm sot por prej pesë vitesh sa është në pushtet Partia Socialiste. Ademi tha se ministri Bushati nuk kishte trokitur asnjëherë në bashki për të vijuar një bashkëpunim, ndërkohë që kërkoi edhe vëmendje të projekteve të hartuara nga bashkia. Përsa i përket rrugës së Velipojës, e cila vazhdon të jetë në process, Ademi u shpreh se ky aks është pjesë e rrugëve kombëtare, dhe si e tillë nuk është përgjegjësi e Bashkisë Shkodër. Ndërkohë, bashkia ka hartuar projekte të shumta për rrugë të tjera, të cilat vijnë të financuara edhe nga Banka Botërore.

Kryetarja Ademi gjithashtu foli edhe për planin e përgjithshëm vendor, i cili prej muajsh ka kaluar në Bashkinë Shkodër, megjithatë, akoma nuk ka marrë firmën e Kryeministrit. Pak ditë më parë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ftoi kryetaren e Bashkisë Shkodër për të bashkëpunuar në të mirë të Shkodrës. Sipas tij shkodranët nuk kanë interes nga politika, por në zhvillimin e investimeve të cilat janë prioritet nga qeveria Rama.

Artikulli paraprakQYTETARËT E SHKODRËS, MBIFATUROHEN NGA OSHEE
Artikulli tjetërSHTOJ I RI, 500 FAMILJE NUK FURNIZOHEN ME UJË