Rreth 500 familje në afërsi të fshatrave Golem dhe Shtoj i Ri, pjesë e rrugës Todi Gërmenji apo e quajtur ndryshe si Rruga e Antenave, prej më shumë se 3 vitesh vuajnë mungesën e furnizimit me ujë.

Duke u përballur me një situatë të paprecedentë, këta banorë detyrohen të transportojnë ujin e pijshëm nga zona tepër të largëta malore. Ndërsa për përdorim të përditshëm, ata janë detyruar të hapin puse, duke ditur se uji i puseve në këtë zonë është jo i shëndetshëm.

Nuk kanë munguar edhe rastet kur nga konsumi i ujit të puseve, një numër i madh banorësh kanë përfunduar në spital, një pjesë e tyre edhe fëmijë. Banorët e kësaj zone bëjnë apel që problematika e tyre përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm të marrë zgjidhje një herë e mirë. Përderisa, nuk kanë munguar edhe premtimet e herë pas hershme nga politik, sidomos përgjatë fushatave elektorale.

Artikulli paraprakDEKLARATAT E BUSHATIT, REAGON ADEMI
Artikulli tjetërVATA: VLLAZNIA NUK FUNKSIONON SKUADRA DHE SI INSTITUCION