Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklaratat e kreut të qeverisë Edi Rama për debatin për largimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe. Meta e ka cilësuar Ramën si të papërgjegjshëm dhe sipas tij po akuzon autoritete britanike për fenomenin e shpopullimit në Shqipëri.

Angazhimin e vendosur të Partisë së Lirisë për të ndaluar shpopullimin dhe njëkohësisht për ti dhënë fund kësaj drame të madhe të vendit tonë, të shoqërisë sonë dhe çdo familje. Përshëndes edhe angazhimin edhe lutjet e sotme të udhëheqësve të kishës katolike, për të reflektuar të gjithë dhe për tu bashkuar dhe çrrënjosur të gjitha arsyet që i nxisin të rinjtë të rrezikojnë jetën për të kaluar la mansh me gomone. Është e qartë se i vetmi që nuk dëshiron të kontribuon në këtë drejtim, që është edhe shkaktari, kryeministri i papërgjegjshëm që fajëson autoritete britanike për një fenomen atë të shpopullimit.

Mafia në pushtet shkaktarja kryesore e humbjes së perspektivës së këtyre të rinjve. Ndërkohë që qeveria duhet të ulë kokën për këto pasoja tragjike që i ka shkaktuar vendit dhe të forcojë bashkëpunimin me autoritetet franceze. Të bashkëpunojë më autoritetet britanike që t’i trajtojë me dinjitet qytetarët tanë. Ndërkohë këtu në vend ky kryeministër dhe kjo qeveri vijon të godasë investitorët vendas të favorizojë monopolet”, tha Meta.

Artikulli paraprakSITUATA ME COVID-19 NË VEND/ ASNJË HUMBJE JETE DHE 31 QYTETARË TË INFEKTUAR NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërBOTËRORI NË KATAR DHE PROTESTAT PARA EVENTIT, FIFA LETËR SKUADRAVE