Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vend. Sipas njoftimit, nga 509 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 31 qytetarë të infektuar, ndërsa nuë 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Njoftimi i MSH:

4 Nëntor 2022 – Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 509 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 31 qytetarë, në këto Bashki:

14 në Tiranë, 3 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Vorë, Fier, Lushnje, Vlorë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Durrës, Kamëz, Patos, Himarë, Delvinë. Janë 216 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,091 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 4 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 31
Të shëruar në 24 orë 26
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 509
Testime totale 1,999,164
Raste pozitive 331,900
Raste të shëruara 328,091
Raste Aktive 216
Humbje jete 3,593

Artikulli paraprakSHEFI I OKB-SË NGRE ALARMIN: DO TË JEMI “TË DËNUAR” PA …
Artikulli tjetërDEKLARATAT E RAMËS, META: KRYEMINISTRI I PAPËRGJEGJSHËM, FAJËSON AUTORITETET BRITANIKE PËR SHPOPULLIMIN E SHQIPËRISË