Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli sot Gafurr Mazrekun “Qytetar Nderi” të Hasit, me motivacionin “Personalitet Intelektual, për kontributin e pashoq ne Pushtetin Vendor”.

Vendimi shkaktoi reagime të shumta nga opozita, ndërkohë që edhe kryeministri Rama e ka cilësuar të turpshëm. Për vendimin ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, i cili është shprehur se është një provokim i panevojshëm, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë.

Çdo akt që evokon konfliktet ekstreme dhe dhunën kriminale duhet dënuar dhe evituar në jetën publike. Ky vendim është një provokim i panevojshëm, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë dhe perspektivës të saj të qartë europiane.

Dekorimi i personave të dënuar me vendim gjykate për plagosje me armë, nuk përputhet me standardet e një shoqërie demokratike.

Presidenti Ilir Meta
Gafur Mazreku është i njohur për skenën politike shqiptare, pasi me 18 shtator të vitit 1997 brenda ambienteve të Parlamentit të Shqipërisë, pas një sherri verbal dhe më pas fizik me deputetin Azem Hajdari ai nxori armën dhe plagosi Hajdarin. Një vit pas atentatit nga Gafurr Mazreku, Azem Hajdarin e përndjek fati tragjik dhe ekzekutohet nga Fatmir Haklaj pranë selisë së PD në 12 shtator 1998.

Pas atentati brenda në Parlament, Mazreku u arrestua dhe gjykata e dënoi me 12 vite burg. Amnistitë e herëpashershme, e ulën dënimin për Mazrekun, i cili lirohet në vitin 2001, tre vjet pasi ishte dënuar. Në pranverën e vitit 2002 zgjidhet unanimisht kryetar i PS-së Has, dhe në vitin 2005 ai ndahet nga jeta pas një infarkti.

Por edhe pse këshilltarët socialistë kanë marrë tashmë një vendim, vota e tyre nuk ka mbështetjen e kryetarit të PS dhe kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë është shprehur nga mbledhja e grupit parlamentar socialist se këshilltarët e majtë kanë vepruar pa pyetur.

Rama ka thënë se ky propozim s’duhet të ishte bërë kurrë.
S’duhet të ishte propozuar asnjëherë. Ç’janë këta këshilltarë që bëjnë këto propozime pa pyetur e nuk dimë gjë. Ç’janë këta të zgjedhur vendor që bëkan edhe peticione kundër nesh.
Edi Rama, kryeministër

Artikulli paraprakBOTËRORI 2018, SUEDIA FITON NDAJ KORESË SË JUGUT ME PENALLTI
Artikulli tjetërGODITET GRUPI QË GRABISTE KASAFORTAT E BIZNESEVE, 5 NË PRANGA