Kupa e Shqipërisë do të luaj ndeshjet e saj të kthimit të turit të parë, e cila do të luhet në dy ditë, me 11 dhe 12 tetor. Më 11 tetor, në Grupin A, Dinamo do të presë Butrintin në orën 14:00 në “Selman Stërmasi”, me sfidën e parë që ka përfunduar 0-1 në favor të bluve kryeqytetas. Po në këtë orë në Bylisi pret Pogradecin, me ballshiotët që janë thuajse të kualifikuar pas fitores 0-3 në ndeshjen e parë, ndërsa Tërbuni-Lushnja luhet në orën 15:00, në kompleksin e Pezës.

Më 12 tetor, Grupi A do t’i luajë të gjitha ndeshjet e saj në orën 14:00, me Tiranën që pret Veleçikun në kompleksin “Skënder Halili”, Partizani-Oriku që do të luhet në Elbasan, Vllaznia-Flamurtari, Korabi-Besa dhe Vora-Kastrioti, me këtë të fundit që do të luhet në kompleksin e Pezës. Në Grupin B, më 11 tetor do të ketë vetëm dy ndeshje. Laçi do të presë në kompleksin e Pezës Devollin në orën 13:00, ndërsa Teuta pret në “Niko Dovana” Luzii 2008 në orën 14:00. Më 12 tetor, po në këtë grup, do të luhen gjithashtu të gjitha ndeshjet në orën 14:00. Kukësi pret Labërinë në kompleksin e Kamzës, Egnatia do të ndeshet me Shkumbinin, Skënderbeu pret Maliqin, ndërsa Erzeni luan kundër Turbinës në “Tofik Jashari”. Gjithashtu do të luhen Tomori-Burreli dhe Apolonia-Burreli, në aneksin e stadiumit, Fier.PanoramaSport

GRUPI A

11 tetor
Dinamo-Butrinti      14:00 (1-0) (A5) (në “Selman Stërmasi”)
Bylisi-Pogradeci      14:00 (3-0) (A6)
Tërbuni-Lushnja     15:00 (0-2) (A8) (në kompleksin e Pezës)

12 tetor
Tirana-Veleçiku        14:00 (3-0) (A1) (në kompleksin “Skënder Halili”)
Partizani-Oriku         14:00 (0-0) (A2) (në “Elbasan Arena”)
Vllaznia-Flamurtari   14:00 (1-2) (A3)
Vora-Kastrioti           14:00 (0-1) (A4) (në kompleksin e Pezës)
Korabi-Besa              14:00 (1-1) (A7)

GRUPI B

11 tetor
Laçi-Devolli              13:00 (2-0) (B1) (në kompleksin e Pezës)
Teuta-Luzi 2008       14:00 (0-0) (B3) (në “Niko Dovana”)

12 tetor
Kukësi-Labëria              14:00 (3-0) (B2) (në kompleksin e Kamzës)
Egnatia-Shkumbini        14:00 (3-0) (B4)
Skënderbeu-Maliqi         14:00 (5-1) (B5)
Erzeni-Turbina               14:00 (2-1) (B6) (në “Tofik Jashari”, Shijak)
Apolonia-Besëlidhja       14:00 (1-0) (B7) (në aneksin e stadiumit, Fier)
Tomori-Burreli               14:00 (1-2) (B8)

* në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para;

SKEMA E TURIT TË DYTË
GRUPI A

A8-A1 (C1)

A7-A2 (C2)

A6-A3 (C3)

Artikulli paraprakVENDIMI I QEVERISË, ZGJATET GJENDJA E EMERGJENCËS PËR ENERGJINË ELEKTRIKE
Artikulli tjetërDIALOGU PRISHTINË-BEOGRAD, FLET AMBASADORI AMERIKAN NË SERBI