Ky është një nga aktet më të turpshme kur shikon se si varri monumental i Kolë Idromenos është shpërfytyruar duke pësuar dëmtime brutale si nga dora e njeriut por edhe nga faktori kohë si shkak i një pune amatoreske që është bërë për restaurimin e këtij varri.

Këto janë disa nga copat që kanë mbetur nga dëmtimi i njërës prej fasadave anësore të këtij varri i ngritur tek varrezat e Rrmajit në lagjen “Skenderbeg”.

Restaurimi i varrit në nëntor të 4 viteve më parë ishte një punë jo bindëse e cila tani është e dukshme, duke nxjerrë në pah dëmtimet që i janë bërë këtij varri.

Ai ka nisur që të pësojë carje të lehta, në bazamen , por edhe dëmtimi që poi bëhet nga dora e personave të papërgjegjshëm dhe me kalimin e kohës nëse lihet në këtë gjendje atëherë do të nisë dalëngadalë degradimin.

Nuk duhet harruar se ky varr eshte amaneti i fundit i Kolë Idromenos, ndersa engjelli mbi varr eshte pune e tij personale.Territori në Varrezat e Rrmajit është i gjithi i mbulur me kamera sigurie të cilat me shumë mundësi do të conin drejte e në identifikimin e personave që po veprojnë në këtë lloj menyrë për ti vënë përpara përgjegjësisë.

Kjo është një vepër kriminale dhe përpjekje dëshpëruese e cila duhet të shërbejë si këmbanë alarmi qoftë për ministrinë e kulturës , por pse jo për të gjitha institucionet e tjera përgjegjëse të cilat po lejojnë që varrezat katolike të Rrmajit të kthehen në një gërmadhë .

Artikulli paraprakSEKRETARI I VATIKANIT, INAUGURON PUNIMET E SPITALIT
Artikulli tjetërSHKODËR, DËNOHEN AUTORËT QË VRANË HERMES BEQIRIN