
Situata përgjatë shtratit të lumit Kir paraqitet shqetësuese. Në segmentin pranë lagjes “Tre Heronjtë” në Shkodër, argjinatura mbrojtëse ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, duke lënë të ekspozuara dhjetëra banesa dhe toka.
Gërryerjet e vazhdueshme nga prurjet e lumit kanë dobësuar strukturën e pritës mbrojtëse, çka bën që çdo rritje e nivelit të ujit të shndërrohet në një rrezik real për përmbytje.
Siç shihet edhe nga pamjet, prita mbrojtëse është gërryer ndjeshëm dhe distanca mes shtratit të lumit dhe zonës së banuar po ngushtohet dita-ditës. Ndërhyrja për rehabilitimin e argjinaturës, duhet të jetë e menjëhershme në mënyrë që të shmanget përmbytja e zonës.
https://youtu.be/XKfF6JcwAak


