
Statuja e Shën Annibale Maria Di Francia, meshtarit Italian qe ja kushtoj jeten shërbimit ndaj fëmijëve jetimë dhe atyre në nevojë eshte vendosur pranë kishës së Pllanës në Lezhë. Vepra artistike, e realizuar nga skulptori Ervis Gjini, u mundësua fale iniciativës dhe kontributit te Marjan Kolës, një emigrant i kesaj zone.Përurimi u zhvillua në kuadër të 25-vjetorit të themelimit të shkollës 9-vjeçare jopublike “Effata”, ndersa në ceremoni morën pjesë autoritete vendore përfaqësues të politikës, të klerit katolik, nxënës, mësues dhe banorë të zonës.
Në këtë aktivitet, Ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Imzot Ottavio Vitale, dhe drejtori i DRAP Lezhë, Hasan Muça, vlerësuan rolin e shkollës “Effata” në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.
Shën Annibale Maria Di Francia është themeluesi i Kongregacioneve të Rogacionistëve dhe Motrave të Zellos Hyjnore, të cilat janë të pranishme edhe në Shqipëri, ku përmes veprimtarisë së tyre fetare, arsimore dhe sociale, ato kanë krijuar një lidhje të veçantë me Lezhën, ku vijojnë misionin e tyre në shërbim të komunitetit.


