Prej ditësh pllakata e memorialit të 5 Heronjve të Vigut në hyrje të qytetit e Shkodrës është dëmtuar si pasojë e një përplasjeje dhe askush nuk është kujdesur për riparimin e saj.

Pllaka e granitit me mbishkrimin “5 Heronjtë e Vigut” është thyer në pjesën më të madhe të saj. Në momentin e dëmtimit goditja ka qenë e fortë aq sa përveç dëmtimit të pllakës, guri në të cilin ajo mbahej, është zhvendosur disa centimetra. Ndërkohë përplasjet e shpeshta të automjeteve kanë ndikuar në dëmtimin e sinjalistikës vertikale.

Nga ana tjetër e gjithë sipërfaqja në këtë rrethrrotullim është mbuluar nga mbetjet e shumta. Mirëmbajtja e kësaj zone paraqet shumë mangësi pavarësisht rëndësisë që paraqet.

Pas zhvendosjes nga qendra e qytetit të Shkodrës, busti i 5 heronjve të vigut është lënë mënjanë, ndërsa kujdesi i shfaqur ka qenë sporadik vetëm nga individë të caktuar. Institucionet përkatëse janë mjaftuar vetëm me lëvizjen e përmendores së 5 heronjve të Vigut nga qendra e qytetit në drejtim të rrugës së Koplikut.

Artikulli paraprakPUNIMET NË TEPE, PËRFUNDON RRJETI I KANALIZIMEVE
Artikulli tjetërKUÇ, BANORËT ANKOHEN PËR MUNGESEN E RRUGËS