Media France TV 3 jep lajmin se në 1 mars 2018 është dënuar në Francë një i ri shqiptar, trafikant heroine. Ai ka vajtur në Francë në mes të shkurtit 2018.

Atij i janë gjetur mbi 2 kilogram heroinë në banesën me qera ku banonte.
Djali 25 vjeçar banonte në Marignier në Haute Savoie. Kur është kapur nga policia ai kishte në makinë 200 gram heroinë dhe 1800 euro.

Ai fitonte nga shitja e heroinës mesatarisht 1500 euro në ditë me të cilën paguante edhe qeranë e shtëpisë.

Ai ka pranuar se bënte pjesë në një rrjet të madh në Haute Savoie dhe kishte lidhje në Shqipëri e Zvicër.

Ai është dënuar me 30 muaj burg. Ndërsa dy klientët e tij (shoferi dhe pronari i banësës) janë dënuar përkatësisht me 18 muaj dhe 9 muaj me kusht.

Artikulli paraprakTRAFIK DROGE, ARRESTOHET I RIU SHQIPTAR QË KËRKOHEJ NGA ZVICRA
Artikulli tjetër21.5 VITE BURG PËR GRABITJE, PËRDORNIN NJE FEMER SI ‘KARREM’