Ka denoncuar pranë policisë se i kanë vjedhur automjetin e tij

, por një 56 vjeçar banues në fshatin Bishqethem të Lushnjes ka rënë në prangat e policisë për kallëzim të rremë. Policia thotë se shtetasi Adrijan Shtembari kishte bërë kallëzim të rremë në Komisariatin e Policisë Lushnje, mbi vjedhjen e mjetit tip “Benz” me targa BS 350 SD, me pretendimin se e kishte lënë të parkuar në oborrin e banesës së tij dhe ja kishin vjedhur. Por nga verifikimet e policisë u konstatua se mjetin në fjalë, shtetasi Adrijan Shtembari e kishte shitur, por bëri kallëzim të rremë në polici për të marrë një vërtetim për humbje mjeti me qëllim çregjistrimin e automjetit në Itali.

Artikulli paraprakDURRËS – 15-VJEÇARI TENTON TË KRYEJË MARRËDHËNIE HOMOSEKSUALE ME TË MITURIN
Artikulli tjetërLISTA SERBE NGRIN AKTIVITETET NË INSTITUCIONET E KOSOVËS: KRYEMINISTRI YNË VUÇIÇ