Lista Serbe ka njoftuar sot se deputetët e saj do të ngrijnë aktivitetet në Kuvend dhe Qeverinë e Kosovës.

Kështu është bërë e ditur në një deklaratë të nënshkruar nga kreu i grupit parlamentar dhe kryetar i Listës serbe Slavko Simiç, i cili ka njoftuar gjithashtu se është marrë vendimi që ministrja e re e Pushtetit Lokal Mirjana Jevtiç të tërhiqet nga posti. “Aleksandar Vuçiç është i vetmi kryeministër i Qeverisë sonë dhe autoriteti i tij është i padiskutueshëm si për ne ashtu edhe për të gjithë serbët në Kosovë. Kjo është arsyeja pse ne deputetët serbë në parlament dhe institucionet e përkohshme në Kosovë, do të zbatojmë të gjitha vendimet e kryeministrit Vuçiç për të ngrirë aktivitetet në Parlamentin dhe Qeverinë e Kosovës dhe Metohisë, “thuhet në deklaratë.

Artikulli paraprakDENONCON SE I VODHËN MAKINËN, ARRESTOHET
Artikulli tjetërOSHEE DHURATA DHE FESTË PËR FËMIJËT E NGUJUAR