Landfilli i Bushatit, paraqet nje situata aspak normale, sa i takon depozitimit te mbetjeve urbane. tonelata me mbetje ne Qarku Shkoder dhe Lezhe, te cilet per vite kane depozituar me nje tarife qesharake kane sjelle nje gjendje alarmi ne kete vend grumbullimi te mbetjeve i vetmi ne veriun e vendit.

Perballe nje situate te tille, landfilli i Bushatit qe prej vitit te kaluar i ka derguar nje shkrese te gjithe bashkive qe depozitojnë mbetje ne ketë landfill, për tiu bazuar studimit te usaid, per cmimin per depozitimin e mbetjeve. Bashkia Lezhe, Bashkia Vau Dejes dhe firmat private i jane pergjigjur pozitivisht kësaj kërkese per depozitimin e mbetjeve me 1000 lek per tone, nderkohe qe depozituesi me i madh i mbetjeve ne kete landfill, Bashkia Shkoder nuk ka reaguar.

Perballe kesaj situate, Landfilli i Bushatit, nuk do te pranoje me asnje ton me mbetje, pa paguar tarifen e vendosur nga studimi i Usaid, duke mos mbajtur mbi supe nje situate te papranueshme per menaxhimin e mbetjeve ne kete landfill, nderkohe qe ngelet e hapur per te diskutuar per gjetjen e modaliteteve dhe zbatimin e ketij studimi qe ka percaktuar qarte se sa duhet paguar per te depozituar mbetjet ne landfillin e Bushatit .

Artikulli paraprakDSHP MONITORIM NË UJËSJELLSAT E FSHATRAVE
Artikulli tjetër8 MARSI, “TI JE GRUA” MESAZHI I BASHKISË SHKODËR