Pas takimit në qytetin e Shkodrës, deputetët e partisë demokratike u ndalen edhe në Malësine e Madhe për të zhvilluar një tjetër takim me anëtarët dhe simpatizantët e selisë blu. Kryetari i grupit parlamentar të partisë demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se duhet të punojmë të gjithë për të arritur objektivin e tyre, ardhjen e PD në pushtet.

Në fjalën e tij sekretari I përgjithshëm i PD, Flamur Noka denoncoi mënyrat e mbajtura nga kryeministri Rama për të mbajtur të përçarë PD, skenar i cili sipas tij ka dështuar.

Deputeti i partisë demokratike, Ramadan Likaj i bën thirrje gjithë demokratëve që të jenë më të bashkuar se kurrë për të rrëzuar qeverinë Rama.

Deputetet e opozitës u ndalen edhe në Vau Dejës, ku gjatë takimit ftuan të gjithë banorët të marrin pjesë në protestën e 20 shkurtit.

Artikulli paraprakEDMOND TUPE TAKIM ME STUDENTËT PËR AUTIZMIN
Artikulli tjetërVOLEJ FEMRA, PRAG-NDESHJA VLLAZNIA-POGRADECI