Pas kthimit në SHBA, kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar.

Në këtë mbledhje do të firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes deputetëve dhe ministrave.

Rama: E nisim punën me një marrëveshje mes kryetarit të grupit parlamentar, sekretarit të përgjithshëm të PS dhe ministrave të qeverisë sonë. Kjo marrëveshje synon që të cojë në një nivel të ri bashkëpunimi mes këtyre palëve që në fakt janë pjesë e të njëjtës skuadër për të rritur cilësinë e punës së përbashkët dhe përgjegjshmërinë individuale dhe kolektive të këtyre pjesë të skuadrës që burojnë nga kontrata e PS me popullin shqiptar.

Kjo është një marrëveshje që dakordëson fushat mes qeverisë, grupit dhe partisë në funksion të një komunikimi të brendshëm dhe me publikun. Kjo marrëveshje përbën një pikë të palëvizshme referimi për deputetet, të gjtiha nivelet drejtuese në funskion të jetësimit të bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm.

Për elementetet e marrëveshjes do ta detajojë kryetari i grupit, sëbashku me sekretarin e përgjithshëm për një punë cilësore të bërë në bashkëpunim me ekspertë për ta hartuar këtë dekument Ne të vazhdojmë ti mbetemi besnik asaj që besoj që të gjithë së bashku mësuam nga leximi i zgjedhjeve të 25 qershorit. nevojës për tu bërë më të mirë dhe për të qeverisur shumë më mirë, nisur nga fakti se shqiptarët na votuan për atë që ne mund të bëjmë dhe jo për cka bëmë në 4 vitet e para. Është një pikënisje që do të jetë piknisja e cdo ditë, duke bërë më shumë