Deputeti demokrat Dash Sula ka vendosur të paraqitet ndryshe sot në Kuvend.

Ai është paraqitur me një shportë me ushqime.Sipas tij, mund t’i përballojnë deputetët, ministrat, por për familjet e zakonshme shqiptare është shumë e vështirë.

“Thirrje qeverisë, kryeministrit Rama t’i indeksojë çmimet. Kjo është situata katastrofike. Edhe protesta e djeshme është legjitime. Të gjithë kemi detyrën që të bëjmë aq sa kemi në dorë. Kaq kam mundësi, të ngre zërin, por të gjithë qytetarët duhet t’i bëjnë presion kësaj qeverie. I ka mundësitë reale qeveria të bëjë indeksimin e çmimeve. Kemi rastin e Maqedonisë së Veriut, e cila e ka zeruar TVSH-në për produktet e shportës. Ulet me 14% çmimi i produkteve të shportës që do të thotë se iu ngelen më shumë para në xhep qytetarëve”, deklaroi Sula.

Artikulli paraprakSTAR TREND – FESTIVALI I KËNGËS PËR FËMIJË PJ.2
Artikulli tjetërMË 7 KORRIK SEANCË E POSAÇME NË KUVEND PËR TË DËNUAR GJENOCIDIN NË SREBRENICË