Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar në Facebook, prangosjen e disa shoferëve të linjave të transportit në këtë qark, pas protestës që ata organizuan për disa ditë me radhë kundër monopolizimit të transportit të udhëtarëve.

Për deputetin demokrat, gjendja në Dibër është shumë e rëndë, pasi shoqërimi i shoferëve ka indinjuar të gjtihë banroët duke krijuar gjendje terrori atje. Gjunkshi i bën apel kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm që të lirojnë shopferët që po protestojnë kundër monopolizimit të linjës së transportit publik brenda dhe jashtë qytetit.

Denoncimi i Xhemal Gjunkshit në FB Gjendje terrori ne Diber. Policia e kanabizuar terrorizon, shantazhon, burgos shofërat protestues.

Sot që në orën 06.00 të mëngjesit janë ndaluar shoferët të cilët protestojnë për të mbajtur gjallë frymën e gojës. Ato që prej nënte muajsh trokasin në dyert e shteti, por fatkeqëshit, shqetësimi i tyre ka rënë në vesh të shurdhër. Ata po protestojnë kundër monopolizimit, kundër korupsionit, kundër policisë e cila lejoi që të mbillej e gjithe kurora e Dibres me drogë. Janë pikërisht këta drejtues policie të cilet akoma vazhdojnë të qëndrojne në detyrë.

Këta i shërbejne vetëm krimit. I bëj thirje urgjent Kryeministrit të vendit Zotit Edi Rama, Ministrit të Brendshem Zotit Fatmir Xhafa të lerë protestuesit në të drejtën e tyre legjitime.

Në rast se keni vullnet, keni dëshirë për të bërë sadopak shtet, keni momentin e duhur për ta treguar këtë, duke e filluar nga Dibra.

Artikulli paraprakBALLA NË SHBA NGRE SHQETËSIMIN E KONTRATËS SË PD ME KOMPANINË E LOBIMIT
Artikulli tjetërGJIKNURI NË HEC-IN E VAUT TË DEJËS