Pas periudhës 6-mujore përgatitore, që nga ditët e para të muajit shkurt, 1200 operatorë kanë zbritur në terren për ngritjen e regjistrit të ri kombëtar të adresave, ndër të cilët mbi 100 prej tyre po punojnë në qytetin e Shkodrës dhe zonat rurale.

Por çfarë është regjistri i ri i adresave. Regjistrimi tashmë është në fazën e katërt, ndërsa nismëtarët e këtij projekti kërkojnë më tepër bashkëpunim nga qytetarët për plotësimin e formularëve dhe vënien në dispozicion të dokumentacionit. Ky projekt i mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bëhet falas për qytetarët, ndërsa në rast të mospërmbushjes së detyrimeve do të ketë sanksione përmes gjobave. Synimi i këtij projekti është ngritja e një regjistri të përbashkët për adresat dhe gjendjen civile. Pas përfundimit, çdo banesë apo subjekt privat do të identifikohen përmes një numri unik.

Artikulli paraprakPYJET, NDOU: MASA PËR MBROJTJEN NGA ZJARRET
Artikulli tjetërRRUGA E THETHIT ZHBLLOKOHET TOTALISHT