Pas disa ditësh pune intensive tashmë rruga nga Boga ne drejtim të Thethit është totalisht e zhbolluar.

14 km rrugë, të cilat ishin të bllokuara për shkak të dëborës, në lartësinë mbi 1 mijë metër mbi nivelin e detit, tashmë janë të qarkullueshme per banorët e zonës. Një fakt i tillë behet me dije nga drejtues të Bashkisë së Shkodrës të cilët kanë bere me dije se që nga 28 Marsi, ky segment është totalisht i hapur, falë nderhyrjes së Bashkisë së Shkodrës të cilët se bashku me firmen kontraktuese kane beret e mundur hapjen e plotë të këtij segmenti në fund të muajit mars. Rruga e thethit, u bë shpesh herë, pjese e diskutimeve dhe debateve mes Bashkisë Shkodër dhe Drejtorisë së Përgjithshme te emergjencave civile sa i takon kompetencave dhe te drejtave për hapjen e këtij segmenti, nderkohe që për këtë rrugë reaguan edhe banorë të zonës. Bashkia e Shkodrës ka garantuar financat e nevojshme per hapjen e plotë të këtij segmenti rrugor, nga Boga në drejtim të Thethit, duke beret e mundur edhe mbajtjen e një premtimi dhene banoreve të thethit të cilët protestuan para bashkisë së Shkodrës duke kërkuara hapjen e plotë të rrugës. Thethi është një perlat e natyrës në veriun e vendit, por shpesh herë e pa shfrytëzuar për turizmin dimëror për shkak të izolimit nga dëbora.

Artikulli paraprakDERË MË DERË, SHKODRA NË REGJISTRIN E ADRESAVE
Artikulli tjetërLAGJIA MEHAJ, NË KOPLIK “MBYTET” NGA MBETURINAT