Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone të ashpra në parlament, duke e quajtur atë një kuvend të rusisë së vogël apo Beogradit, duke mos miratuar një rezolutë për luftn e nisur nga Rusia mbi Ukrainë.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin kapitullant të këtij parlamenti të turpshëm, vend anëtar i NATOS që nuk merr përsipër të votojë një rezolutë të votojë agresorin, për të dënuar Rusinë e cila është nismëtare e luftës së Parë Botërore, ju bashkangjit Hitlerit me paktin për pushtimin e Polonisë dhe e vetme nis pushtimin e një vendi të pavarusr sovran.

Dënoj me ashpërsi qëndrimin e këtij parlamenti. Ky parlament mban të njëjtin qëndrim si parlamenti i Rusisë së vogël apo Serbisë. Kjo është e turpshme, e paimagjinueshme. Si mund të justifikojë ky parlament këtë. Cfarë ndodh këtu, kjo është dëshmi e vasalitetit të plotë ndaj Beogradit.

Si ka mundësi atje po bien bomba mbi njerëz të lirë, kurse ne nuk miratojmë një rezolutë të përbashkët për dënimin e këtij agresioni të pashembullt. Kjo është histori turpi historik kapitullimi. Ka një përgjegjës, Rama vasal i vucicit. Vdekje pushtuesve rusë.” u shpreh Berisha.

Artikulli paraprakSHOSH, BANORËT MBËSHTESIN BARDH SPAHINË
Artikulli tjetërSULMI I RUSISË “NGRE NË KËMBË” LIDERET BOTËRORË