Ajo që i trembej më së shumti Perëndimi, ndodhi pikërisht në orët e para të mëngjesit të sotëm. Rusia sulmoi Ukrainën. Ky sulm ka sjellë reagimin e liderëve botërorë, të cilët deri një ditë më parë janë përpjekur për të zgjidhur konfliktin Rusi-Ukrainë me diplomaci, por duke mos anashkaluar as sanksionet.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka dënuar sulmin e Rusisë me raketa ndaj një baze ushtarake në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës.

“Presidenti Putin ka zgjedhur një luftë të paramenduar që do të sjellë një humbje katastrofike të jetës dhe vuajtje njerëzore. Vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm, dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e saj do të përgjigjen në një mënyrë të bashkuar dhe vendimtare. Bota do ta kërkojë Rusinë përgjegjëse.”, tha Biden

Kryeministri britanik Boris Johnson në një komunikim me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky i bëri me dije se Perëndimi nuk është pranë presidentit rus Vladimir Putin.Gjithashtu kryeministri Johnson do të kryesojë mbledhjen urgjente të Cobra.Jonson gjithashtu deklaroi se Putin ka zgjedhur rrugën e shkatërrimit.

Në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen ka dënuar sulmet ruse në Ukrainë.

“Forcat ruse pushtuan Ukrainën, një vend i lirë dhe sovran. Ne e dënojmë këtë sulm barbar dhe argumentet cinike të përdorura për ta justifikuar atë. Më vonë sot do të paraqesim një paketë sanksionesh masive, të synuara.”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka dënuar sulmet ruse në Ukrainë.

“Franca dënon fuqishëm vendimin e Rusisë për të shpallur luftë ndaj Ukrainës”, kështu është shprehur Macron ndërsa i bën thirrje Moskës që të ndalojë menjëherë operacionet ushtarake.“Franca solidarizohet me Ukrainë, është në anën e ukrainasve dhe po punon me partnerët për t’i dhënë fund luftës”, shtoi më tej Macron.

Kryeministri australian Scott Morrison e quajti pushtimin rus të Ukrainës “brutal” dhe “të paprovokuar”, ndërsa njoftoi sanksione të reja për 25 individë të tjerë dhe katër institucione financiare.

Artikulli paraprak“DËSHMI E VASALITETIT NDAJ BEOGRADIT”, BERISHA ME TONE TË ASHPRA: DËNOJ QËNDRIMIN E KËTIJ PARLAMENTI
Artikulli tjetërPOLITIKA SHQIPTARE NJËZËRI: DËNOJMË AGRESIONIN RUS