Më shumë se tre orë nga postimi në twitter i kryeministrit Edi Rama se kishte pranuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm vjen dhe reagimi i këtij të fundit.

Nuk pati dalje publike të zotit Xhafaj por një mesazh që u shpërnda në redaksitë mediatike përmes zëdhënësit të tij.

Eshtë një mesazh diplomatik i cili nuk jep shumë shkaqet që e nxitën të japë dorëheqjen nga kjo detyrë që kishte ardhur “për një mision të vështirë” dhe kishte “shërbyer me pasion, me modesti dhe me devotshmëri në shërbim të shtetit, të ligjit dhe të qytetarëve.”

Pas më shumë se 1 viti në krye të Ministrisë së Brendshme, me vullnetin tim, i kam paraqitur Kryeministrit Edi Rama dorëheqjen time si Ministër i Brendshëm, duke e falënderuar për besimin e dhënë me emërimin në këtë detyrë të rëndësishme.

Erdha në këtë detyrë për një mision të vështirë, shërbeva me pasion, me modesti dhe me devotshmëri në shërbim të shtetit, të ligjit dhe të qytetarëve. Sfidat kanë qenë tepër të mëdha, por jam krenar se në krye të një ekipi me integritet e përkushtim në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit

kemi mundur të arrijmë suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej tyre të konsideruara të pamundura për vite të tëra.”

Xhafaj falenderon dhe shpreh vlerësim me ata që kanë punuar

“Vlerësim dhe mirënjohje nga zemra për të gjithë ata gra dhe burra në uniformë, për gjithçka bënë gjatë kësaj periudhe në luftë me krimin dhe paligjshmërinë.

Një falënderim i veçantë edhe për partnerët vendas dhe ata të huaj, agjencitë ligj zbatuese vendase e ndërkombëtare, mbështetja e të cilëve ka qenë një inkurajim shumë i rëndësishëm.

Artikulli paraprakBANORËT E DOBRAÇIT NË PROTESTË PËR BYPASS-in, NUK U JANË KOMPENSUAR TOKAT
Artikulli tjetërVIDEO/ FATMIR XHAFAJ SHKON NË ZYRË: HERA E PARË QË VIJ ME VONESË