Dhimbja tek kolegët është e madhe. Ardian Kodra u vra para syve të tyre, një prej efektivëve më të mirë në radhët e FNSH-së të Shkodrës.

Një trishtim kur në banesën e tij arkivoli me trupin e pajetë të Ardian Kodrës mbërriti nga Lezha ku mbeti i vrarë. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri la zyrën në Tiranë dhe erdhi për të shprehur ngushëllimet familjarëve. Një goditje të rëndë e quajti vrasjen e Ardian Kodrës në krye të detyrës. Këto raste fatkeqësish shërbejnë që ministri Tahiri të mendohet dy herë dhe t’i kërkojë kryeministrit rritja page dhe përmirësim kushtesh për policinë. Familja Kodra ka hapur dyert e mortit. Njeriu i dashur i tyre humbi jetën gjatë një aksioni në Torovicë të Lezhës ku një i sëmurë mendor, David Qosaj e qëlloi duke i marrë jetën.

Artikulli paraprakZJARR NE GODINEN E PRESIDENCES.NUK KA PASOJA
Artikulli tjetër“CHARLIE HEBDO”, KARIKATURA TË ZYMTA NË LIDHJE ME TËRMETIN NË ITALI