30 protestues të opozitës janë arrestuar nga policia dhe mbi 30 të tjerë janë shoqëruar pas tubimit të dhunshëm mbrëmjen e djeshme që zgjati tre orë.

Protesta e djeshme që ishte e shtata kombëtare e opozitës, nisi me fjalimin e Bashës tek Kryeministria ku militantët hodhën breshëri kapsollash ndaj policisë, ndërsa situata më pas agravoi te parlamenti.

Protestuesit shkulën gardhet metalikë dhe goditën policët në vazhdimësi me mjete të forta shpërthyese. Nga dhuna e ushtruar, 10 efektivë edhe 3 protestues mbetën të plagosur nga shpërthimi i mjeteve piroteknike.

Artikulli paraprakMOURINHO: LOJTARI MË I MIRË NË BOTË DUHET TË JETË TRIUMFUES
Artikulli tjetërFUSHATA “MBYLL” PARLAMENTIN, QERSHORI VETËM ME DY SEANCA PLENARE